Kreu i Libra, Ben Blushi mendon se është i nevojshëm një pakt në Parlament lidhur me të drejtën e replikës.
Më poshte është teksti i propozuar i paktit:
“I kam ofruar palëve në Kuvendin e Shqipërisë një pakt, që shpresoj ta respektojnë.
Sa herë të përmendet fjala LIBRA, unë duhet të kem të drejtën e replikës. Sa herë të permendet fjala KANABIS, Edi Rama të ketë të drejtën e replikës. Sa herë të përmendet fjala ARME, Sali Berisha të ketë të drejtën e replikës dhe sa herë të përmendet fjala PARA, tre partitë e vjetra, Rilindja, PD dhe LSI, mund të këndojnë në kor”.












