Thuajse një fshat i tërë po zhduket nga erozioni pas reshjeve të mëdha, sakaq një pjesë e bonarëve janë larguar. Shkopeti dikur i njohur nga mbipopullimi nga HEC-i, me mjaft të punësuar në këtë vepër hidroenergjetike, dhe tashmë toka po u rrëshket banorëve të fshatit. E pabesueshme por e vërtetë, një pjesë nga mali është shkëputur, duke shkatërruar disa banesa, përpos tokë bujqësore, pemtari, dhe investimet e banorëve. Nga sa mësohet 200 ha sipërfaqe tokë malore, si dhe tokë bujqësore po rrëshkasin nga erozioni, duke shkatërruar banesat e banorëve, që tashmë janë larguar tek të afërmit. Gjendja mjaft e rëndë për banorët e fshatit, të cilët shpresojnë tek institucionet, për t’u ardhur në ndihmë, të strehohen.
Gjeologët kanë frikësuar dhe më shumë banorë nga prania e madhe e ujrave nën sipërfaqen e tokës duke e klasifikuar tërësisht të papërshtatshme këtë sipërfaqe të konsiderueshme. Ahmet Zani
Valentin Gjoka tregon për situatën e rëndë të disa familjeve në fshatin Shkopet, ata janë larguar duke lënë një pasuri mjaft të madhe, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz nga shkarja e madhe e tokës.
Prej vitesh banorët e fshatit po largohen nga kushtet e papërshtashme dhe gjendjes ekonomike, papunësisë, mungesës së investimeve, ndërsa një pjesë tjetër tashmë po braktisin fshatin nga erozioni masiv. Një fshat dikur gumëzhinte nga punëtorët e HEC-it me mjaft të ardhura pë familjet, ndërsa çdo ditë dhe më shumë banorët largohen nga kushtet e vështira të krijuara tashmë nga shkarja e tokës duke lënë nga pas mjaft investime ndër vite.
Madje dhe nxënësit e shkollës janë paksuar ndjeshëm, ndërsa një pjesë e fshatit është e ndarë nga shembja e urës, banorët lëvizin nëpërmjet lundrës primitive rrezik permanent për jetën e tyre.











