Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në Gramsh. Automjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.
Sipas burimeve, automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit.












