Dy persona u arrestuan sot në Elbasan për ngjarje të pavarura nga njëra tjetra.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Shkëlqim Mici, 48 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases G.Z, 49 vjeçe.
U arrestua edhe Arjan Pepa, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.P, 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.












