Fundjava do të jetë më shira por fillimi i javës tjetër do të shoqërohet me temperatura të ulëta nën zero gradë. Për shkak të lagështisë së ajrit në Tiranë, temperaturat nën zero edhe pse në shifra të vogla shumëzohen duke dhënë efekte të një të ftohti depertues.
Ndërkaq për sot, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat qendrore dhe jugore.
Parashikohet që gjatë pasdites të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme shirat do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim. Edhe gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga shira me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mesditë dhe më vonë. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.












