Dy persona i dhanë fund jetës dje në Durrës në harkun e pak orëve. Në fakt të dy ngjarjet kanë ndodhur në një zonë më të kufizuar, në lagjen Fllakë që ndodhet pak kilometra nga qyteti.
Rreth orës 10:40 të ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Durrës ka ardhur e vdekur shtetësia F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë, Durrës.
Shtetësia e mësipërme ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj.
Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Në të njëjtën ditë, në të njëjtin fshat rreth orës 12:00 është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë, në banesë shtetasi D.D. 26 vjeç, banues në Fllakë, Durrës.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin”Nënë Tereza”, Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.
Besohet se të dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.












