• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reformimi i PS-së, çfarë i shkroi Kokëdhima Ramës në mars

admin by admin
25 November, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Reformimi i PS-së, çfarë i shkroi Kokëdhima Ramës në mars
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish deputeti Koco Kokwdhima bashkëbisedoi me anëtarët e PS-së në njësinë numër 5, organizata më e madhe socialiste e Tiranës e cila duket se po mbështet lëvizjen politike të ish-deputetit brenda PS-së.

Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS, Koço Kokëdhima, në vijim të prezantimit të lëvizjes politike për reformimin e partisë, u takua të martën pasdite me anëtarët e Organizatës Socialiste 1829/1 në njësinë numër 5, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Për rreth 3 orë, anëtarët e Organizatës Socialiste më të madhe në Tiranë, i dhanë mbështetje të plotë lëvizjes së nisur nga z.Kokëdhima për reformimin, fuqizimin dhe rikthimin e PS-së te anëtarësia e saj. Ashtu si edhe në takimin hapës të lëvizjes politike për reformimin dhe fuqizimin e PS-së, mbajtur të shtunën e kaluar në Sarandë, socialistët që morën fjalën, përkrahën pa rezerva lëvizjen politike të z.Kokëdhima, duke evidentuar me raste konkrete realitetin e vështirë ku gjendet sot socialisti i thjeshtë si dhe braktisjen totale që ndjejnë prej drejtuesve të partisë dhe të qeverisë, sipas njoftimit tw zyrës sw Kokwdhimws.

Z.Kokëdhima theksoi me forcë se kjo lëvizje politike është vetëm dhe për PS-në, shëndoshjen e saj, rikthimin e drejtuesve të partisë dhe të qeverisë te hallet e popullit dhe se kjo lëvizje nuk do të ndalojë, pavarësisht presioneve ndaj anëtarëve, largimeve të turpshme nga puna të socialistëve që mbështesin lëvizjen e nisur në PS dhe intimidimit të të punësuarve në shtet prej drejtuesve të administratës shtetërore.

Z.Kokëdhima lexoi edhe një letër të marsit 2016 drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama ku i bënte me dije problemet e shumta që ka partia dhe ku kërkonte llogari, në emër të anëtarësisë së thjeshtë, përse nuk dëgjohet zëri i bazës.

Teksti i letrës:

Më 14 mars të vitit 2016 i shkruajta kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në një moment që unë e vlerësova që gjërat jo vetëm që nuk po shkonin për mirë, por po morën dhe po shkonin për keq. I dërgova tekstin që do t’iu lexoj juve sot këtu në këtë organizatë socialiste.

“I dashur Edi! Më vjen thellësisht keq për përkujdesjen tuaj të posaçme për të lënë jashtë zhvillimeve politike në parti të gjithë përvojën dhe prurjen më domethënëse politike të rajonit Vlorë-Gjirokastër. Nëse ka një reformim të shëndetshëm të PS-së ky është ai që po bëhet në këtë rajon. Nëse ka një shtim e fuqizim të partisë me 15-16 mijë prurje të reja e cilësore, ky është zhvillimi që udhëhoqa unë atje. Nëse ka një platformë reformuese që e shpëton PS-në nga relativizimi dhe dalja e butë nga pushteti, kjo është ajo që kam ideuar, hartuar dhe zbatuar unë, pjesë-pjesë, qysh nga dita kur kemi ardhur në pushtet e deri më sot. Ju gaboheni kur mendoni që të neglizhoni dhe injoroni këto realitete politike në jetën e PS-së. Ju u kujdesët që të përjashtonit këto kontribute e ide nga debati si në Asamblenë Kombëtare ashtu edhe në tryeza të tjera që po përgatisin Kongresin e partisë. Ju nuk bëtë asnjë përgatitje serioze të Kongresit. Edhe dokumentin themelor të tij e keni paraqitur dy ditë para asamblesë kombëtare. Një dokument i turpshëm për nga cilësia, idetë dhe qëllimet. Ju po përgatisni një kongres për të bërë propagandë inproduktive për qeverisjen tuaj dhe jo për të pajisur PS-në me aftësi, programe, strategji dhe taktika për përballimin e sfidave me të cilat ajo dhe shoqëria jonë do të përballet në 15 muaj e ardhshëm dhe në vitet që vijnë. Unë jam i sigurt se ju po e fusni partinë në një çarje dhe tharje të re dhe përfundimisht shkatërruese për të. Drejtimit pa vizion dhe strategji suksesi, lojërave të zjarrfikësit që ndiqni, lëshimeve të paimagjinueshme dhe dhuratave që u bëni armiqve të PS-së po u vijnë përballë dallgë shkatërrimtare për PS-në dhe me pasoja të rënda për jetën e vendit. Sa thamë më lart, unë nuk kam për qëllim aspak të siguroj përfitime apo mbështetje personale. Unë jam përpjekur shumë të kanalizoj brenda tryezave të punës së PS-së të gjitha këto diskutime, por ju nuk latë asnjë hapësirë, çuditërisht, pakuptueshmërisht dhe për fat të keq. Faleminderit”.

Previous Post

Rama sherr live me një vajzë në Peqin: Kaloje mikrofonin tani …

Next Post

Edhe Parlamenti austriak njësoj si Bundestagu: Qeveria Rama të ndalë drogën

admin

admin

Next Post
Edhe Parlamenti austriak njësoj si Bundestagu: Qeveria Rama të ndalë drogën

Edhe Parlamenti austriak njësoj si Bundestagu: Qeveria Rama të ndalë drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.