• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edhe një buf e kupton se akademia e shkencave po konkurron për zgjedhjet politike si parti”

droni by droni
31 May, 2019
in Opinion
0
“Edhe një buf e kupton se akademia e shkencave po konkurron për zgjedhjet politike si parti”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Skandali i kthimit nga Edi Rama dhe Skënder Gjinushi i Akademisë së Shkencave në parti politike
——————–
Si heshtin për turpin e tyre akademikët!
——————–
Megjithë deklarimet e pavërteta që ka bërë, sikurse dëshmon me fakte gazeta Panorama, personi i zgjedhur nëpërmjet një farse të paligjshme kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, vazhdon:

1. Të jetë kryetar i partisë socialdemokrate

2. Të jetë në listën zyrtare të fletës së votimit zyrtare të komisionit qendror të zgjedhjeve të 30 qershorit ku partia e tij figuron me numrin 28.

Besoj se edhe më skeptiku tashmë e beson se zgjedhjet në akademinë e shkencave ishin një farsë e rëndë politike si rezultat i pazarit të shëmtuar midis tij dhe kryeministrit Edi Rama sipas parimit : Unë të jap partinë politike si pjesë e koalicionit qeveritar, kurse ti më jep mua nëpërmjet Besa Shahinit dhe Eglantina Gjermenit akademinë e shkencave ku të shtyj pensionin tim.

Faktet sot janë të botuara. Gjithçka bëhet në kundërshtim me ligjin në fuqi sepse sipas tij kryetari i një partie politike nuk mund të jetë as anëtar i akademisë së shkencave dhe jo më kryetar i saj!

Sikurse thekson me të drejtë media është hera e parë në historinë akademive të shkencave në botë, prej qindra vjetësh, që kryetari i akademisë së shkencave të jetë dhe kryetar i një partie politike. Aq më pak të arrijë të kandidojë në zgjedhjet politike!

Besoj edhe bufi e kupton tashmë sesi një akademi shkencash me në krye partinë socialdemokrate si pjesë e koalicionit qeveritar mund të jetë një institucion i pavarur shkencor që të mbështesi të vërtetën objektive jashtë interesave politike!

Bufi e kupton, por një anëtar akademie shkencash nuk e kupton akoma!

Besoj edhe bufi e kupton sesi do të zgjidhen tashmë anëtarët e rinj të akademisë së shkencave kur kjo akademi shkel me dy këmbët, brutalisht, në mënyrë provokative, ligjet e shtetit dhe zgjedh kryetar të saj një kryetar partie. Akademikët do të jenë të gjithë antarë dhe militantë partish qeveritare!

Nuk përjashtohet që e kryetari i akademisë së shkencave t’u kërkojë akademikëve të anëtarësohen edhe në partinë socialdemokrate dhe sikurse ka prova, një pjesë jo e vogël e tyre edhe mundet që kokëulur të paraqiten për të marrë teserat e partisë.

Bufi e kupton këtë, por një natar akademie shkencash nuk e kupton!

Besoj se edhe bufi e kupton që politika ka uzurpuar rëndë shkencën dhe akademinë e saj, sikurse ka uzurpuar edhe universitetet me bordet e mbushura me militantë politikë që dërgon atje ministrja e arsimit. E kupton që akademia e shkencave me anë të kryetarit të saj është kthyer në parti politike që me numrin 28 kandidon për zgjedhjet e qershorit 2019!

Buffi e kupton, por një anëtar akademie shkencash nuk e kupton!

Turpi dhe skandali ja mbërritën dhe kanë plasur si ujërat e zeza! Ja sesi një akademi shkencash e kalbur, e plakur, e manipuluar nga një grup individësh që e nuk i shqiten prej gjysmë shekulli, produkte të diktaturës në shkencë, dhe gënjeshtarë që kërkojnë një vend në akademinë e shkencave nëpërmjet miqve dhe vartësve të vjehrrit, u kthye në parti politike.

Edi Rama i kërcënoi me zhdukje, braktisi dhe tradhtoi reformimin e saj, i la të bëjnë në mënyrë të kundraligjshme zgjedhje farsë, u jep si nga xhepi i tij paranë publike t’a përdorin në mënyrë abuzive si maskë e politikës dhe për interesat e tyre të fëlliqura, të mbijetojnë në kalbëzimin dhe parazitizmin e tyre dogmatik dhe nepotik, por me një çmim ama: Ju do të ktheheni në një parti politike për të më shërbyer mua!
Fakti u zbulua! Edi Rama i kërcënoi me zhdukje.

Nëpërmjet propozimeve të turpshme të Eglantina Gjermenit, një ish pjesë e stafit ndihmës administrativ dhe ish pedagoge në Universitetin e Tiranës, me anë të kësaj akademie shkencash të kthyer në parti politike vasale e qeverisë, Edi Rama kërkon të kapi dhe kontrollojë politikisht edhe universitetet e qendrat shkencore të vendit!

Edhe një buf e kupton se akademia e shkencave po konkurron për zgjedhjet politike si parti, por një antar akademie shkencash nuk e kupton! Shqetësimi është nëse e kuptojnë profesorët e universiteteve dhe kërkuesit shkencorë! Apo e kuptojnë dhe nuk bëzajnë sepse kanë frikë!

Kryetari uzurpator i akademisë së shkencave nuk duhej të ishte fare anëtar i asaj akademie sepse ligji ja ndalon, jo më të bëhej kryetar i saj! Kjo shkelje ligjore nuk është sot, por vazhdon me të gjitha pasojat financiare prej dekadash, por sot shpallet si provokacion dhe tallje ndaj ligjit, opinionit publik, komunitetit universitar të vendit!
Pasi politika qeveritare ka kapur ekonominë, administratën, kulturën, universitetet tani kap dukshëm dhe brutalisht edhe shkencën!

Ne jemi si universitarë dhe kërkues shkencorë nën diktaturën tiranike të politikës qeveritare. As në periudhën komuniste kjo nuk ka ndodhur kurrë!

Duke qenë i paligjshëm si anëtar i akademisë së shkencave një kryetar partie, ai po shpall me deklarata publike se është kryetar akademie midis kryetarëve të partive politike dhe kryetar partie politike midis akademikëve. Këtë model e deklaron si gjendje normale ndonëse tërësisht në kundërshtim me ligjin!

Si i tillë i gjithë procesi është i paligjshëm.

I paligjshëm urdhri i ministres së dikurshme Lindita Nikolla që e emëron Skënder Gjinushin si Kryetar i grupit të reformës,
i paligjshëm projektligji që anëtari i paligjshëm ka përpiluar për interesat e tij dhe të grupit të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të përfshirë në veprimtari antiligjore,
i paligjshëm dhe antikushtetues prezantimi i iniciativës ligjore të deputetes Eglantina Gjermeni në Komisionin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, të paligjshme zgjedhjet farsë në akademinë e shkencave që unë kam denoncuar parreshtur si anëtar i saj!

Shkencën Edi Rama dhe Skënder Gjinushi e kanë zhytur në paligjshmëri!

Unë i bëj thirrje kryetares të komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, zonjës Fatjona Dhimitri, të distancohet dhe të denoncojë këto paligjshmëri, për të mos u bërë pjesë e tyre si deputete të tjera të qeverisë atje!

Unë i bëj thirrje akademikëve të ndershëm që në heshtje votuan kundër zgjedhjes të paligjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave, të mos qëndrojnë fshehur, por të dalin hapur kundër kthimit të Akademisë së Shkencave në një organizatë parapolitike për turpin tonë si akademikë!

Unë iu bëj thirrje grupit uzurpator të akademisë së shkencave që sa nuk është shumë vonë të ndërpresin veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin sepse një ditë drejtësia ndonëse vonon nuk do të harrojë!

Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës që konform detyrave të tij kushtetuese të mbajë shënim dhe administrojë shkeljet ligjore në zgjedhjen e kryetarit të akademisë së shkencave duke mos miratuar një farsë që e zhyt përfundimisht në llum e në baltën e paligjshmërisë atë institucion!

Tags: akademiaartan fugakomentreagimiZGJEDHJET
Previous Post

I dyshuar për vrasjen e ish-policit, kush është autori, pjesë e bandës tek “Myslym Shyri”

Next Post

Përplasje me stafin e spitalit, e pëson keq 28-vjeçari në Elbasan

droni

droni

Next Post
Belsh, sekuestrohen 12 kg kanabis, një i arrestuar

Përplasje me stafin e spitalit, e pëson keq 28-vjeçari në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.