• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rregullat e reja për Call Center, rrezikohet mbyllja e tyre dhe 25 mijë vendeve të punës në Shqipëri

admin by admin
12 July, 2017
in Ekonomia, Gjej Pune
0
Rregullat e reja për Call Center, rrezikohet mbyllja e tyre dhe 25 mijë vendeve të punës në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 6 dhjetor pritet që Senati Italian të miratojë një ligj, që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive Call Center në një territor jo të Bashkimit Europian, i cili rrezikon të mbyllë të gjithë kompanitë Call Center në Shqipëri. Këto amendime u miratuan në 24 nëntor në mbrëmje në Dhomën e Deputetëve dhe nëse kalohen nga Senati marrin formën përfundimtare.
Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim.
Ines Muçostepa, drejtuese e një prej kompanive të mëdha të thirrjeve telefonike në Shqipëri, “Albacall”, thotë se nëse këto ndryshime do të miratohen, Shqipëria dhe të gjithë vendet jo anëtare të BE-së do të cilësohen si vende të pasigurta dhe për këtë arsye me kalimin e ligjit në senat pritet që pjesa më e madhe e tyre të mbyllen.
Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani Call Center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.
Muçostepa tha për Monitor se ky ligj i ka vënë në shumë vështirësi dhe rrezikon mbylljen e menjëhershme të 10,000 vendeve pune. Megjithatë asnjë prej investitorëve që kanë investuar këtu nuk pritet të kthehen në Itali, për shkak të taksave të larta atje. Destinacionet më të mundshme në rast të aprovimit të ligjit janë Rumania, Sllovenia dhe Bullgaria, që janë anëtare të BE-së.
I gjithë ky ligj po bëhet për të kthyer Call Center-at në Itali, ka thënë Muçostepa. Argumenti, që po përdorin drejtuesit e Kompanive të Thirrjeve Telefonike në Shqipëri për të mbrojtur 25 mijë vendet e punës, është se shpejti vendi do të hapë negociatat me BE-në, megjithatë dhe kjo e fundit nuk është e sigurt pasi Gjermania vendosi edhe 7 kushte të tjera për Shqipërinë dhe e shtyu hapjen e negociatave për në vitin 2018.
Rrezikun e zhvendosjes së kompanive nga Shqipëria e ka pohuar dhe Paolo Sarzana, zëvendëspresident i Assocontact, i cili në një intervistë për Corriere në 25 nëntor nuk është i kënaqur nga ajo se çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për stabilizimin e zhvendosjeve të sipërmarrjeve.
Sipas tij situata është shumë më komplekse nga sa po synohet të paraqitet.
“Këto rregullime do ta bëjnë më të vështirë zhvendosjen e shërbimit të Call Center jashtë vendeve të BE-së, siç është Shqipëria, ku flitet shumë mirë italisht dhe kompanitë janë aktive prej shumë kohësh, por në të njëjtën kohë i hap rrugën transferimit në vende më të sigurta, siç është për shembull Rumania.
Rumania dhe Shqipëria kanë karakteristika të ngjashme: kostoja e punës është e ulët dhe flitet mirë italisht. I vetmi dallim është se Rumania është vend i BE-së, ndërsa Shqipëria jo.
Nëse këto amendime janë paraqitur për të tuteluar perimetrin e punësimit italian, nuk është bërë zgjidhja e duhur.
Aktiviteti që sot zhvillohet në Shqipëri nuk do të kthehet në Itali, por edhe ato ‘kombëtare’ nuk do të qëndrojnë më këtu, por do të spostohen në Rumani”, ka pohuar ai.

Në Shqipëri 25 mijë të punësuar në Call Center, në 847 ndërmarrje
Biznesi i qendrave telefonike (Call Center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.
Numri i Call Center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.
Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri dhe kishte vetëm 75 të tilla, numri i kompanive është më se 10-fishuar (shiko grafikun).
Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre Call Center më të mëdha në vend, Intercom Data Service (IDS), Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance).
Call Center u bënë “shpëtimtari” i punësimit vitet e fundit, sidomos te të rinjtë, që pavarësisht se kishin vërshuar në universitete shtetërore e private, nuk arrinin të gjenin punë në zanatin e tyre (ose ndonjëherë edhe nuk u leverdiste) dhe zgjodhën të punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, edhe më lart për menaxherët.
Deri në 2013-n, kompanitë që veprojnë në fushën e Call Center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Por, në 2014-2015, rritja është ngadalësuar.
Albacall ishte për të dytin vit radhazi operatori më i madh Call Center në vend. Ajo u zgjerua me 4% në 2.9 miliardë lekë (në 2014-n ishte rritur 35% dhe në 2013 me 60%).
Intercom Data Service (IDS) ka rimarrë veten pas rënies me 6% të të ardhurave në 2014-n. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 2.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 9%.
Rritje më të lartë ka shënuar Albania Marketing Service (Teleperformance) me 23% në 2.1 miliardë lekë.
Shtimi i konkurrencës, si rrjedhojë e numrit të madh të kompanive që po hapen në këtë treg, por dhe maturimi i tij (gjetja e klientëve të rinj po bëhet e vështirë) vlerësohet se ka ndikuar në ngadalësimin e të mëdhenjve.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali
Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit Call Center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012.
Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.
Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i B-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.
Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.
Për Fabio Gozzo të Uilcom bëhet fjalë për një hap përpara për rregullimin e sektorit.
Ndërsa Giorgio Serao  i Segreteria Nazionale Fistel Cisl, thotë se këto ndryshime nuk do të zgjidhin problemet e sektorit, por janë padyshim një pikënisje.
“Duhet ta kthejmë punën në Itali, të shmangim kontratat me pagesa minimale dhe t’u japim punonjësve të Call Center sigurinë për të ardhmen”, ka pohuar ai në intervistat për mediat italiane. Monitor
numri-i-call-center-ne-shqiperi

Previous Post

Kardinal Ernest Troshani kryen shërbesën e parë

Next Post

CNN shokon teleshikuesit, transmeton 30 minuta një film porno

admin

admin

Next Post
CNN shokon teleshikuesit, transmeton 30 minuta një film porno

CNN shokon teleshikuesit, transmeton 30 minuta një film porno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.