Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit socialistë të qarqeve. Takimi po zhvillohet në vilën 31 në ish-blloko (Vila e diktatorit Enver Hoxha).
Mësohet se në qendër të diskutimit është situata politike e vendit kur kane mbetur vetëm 4 ditë nga hapja e fushatës elektorale.
Po ashtu në mbledhjen e organizuar nga kryeministri Rama do diskutohet situata politike në vend.
Gjithashtu pritet të ketë dhe një darkë informale ku pritet të diskutojë me socialistët edhe për marrëdhënien me opozitën.












