Një lajm i rëndë vjen këtë të hënë nga Belgjika, ku trupi i një 40 vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal në Lievegem.
Trupi është zbuluar rastësisht nga një kalimtar i rastit, i cili e ka pikasur dhe ka lajmëruar autoritetet. Zjarrfikësit kanë ardhur për të nxjerrë trupin nga kanali ndërsa zyra e prokurorisë belge ka njoftuar se në trupin e shqiptarit kishte shenja dhune.
Ende nuk është mësuar shkaku i vdekjes së shqiptarit, ndërsa hetimet vijojnë ende. Media nuk ka nxjerrë akoma identitetin e shqiptarit të vrarë.











