Një djal i vogël i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli pasi iu ngul kangjella e një dere në fyt.
Shufra e hekurit 20 centimetra iu ngul pasi përpiqej të kalonte një portë për të takuar mikun e tij.
Tharathep Vanacharoenlap, 11 vjeç, u ngjit në portën e hekurit por rrëshqiti kur ishte në majë për shkak të lagështirës.
Një nga shufrat e hekurit iu ngul në qafë por fatmirësisht nuk preku arteriet.
Për 10 minuta ndenji i varur në derë derisa erdhi ambulanca për ta shpëtuar.
Ngjarja ndodhi në Tailandë, dhe nën kujdesin e mjekëve, 11-vjeçari arriti të shpëtonte mrekullisht.

















