Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, ka humbur në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian.
Knut Fleckenstein nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.
“Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja tju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se është e thënë. Po presim rezultatet finale”, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.
Përveçse humbje personale për politikanin gjerman, disfata e sotme nuk do të përjetohet mirë as nga qeveria në Tiranë, anëtarë të së cilës kanë patur marrëdhënie të mira me Fleckenstein, i cili në shumë raste ka dalë hapur përkrah mazhorancës.












