Vdekja e Kastros është pritur me gëzim të madh nga mijëra disidentë të regjimit që jetojnë në Amerikë
Qindra kubano-amerikanë kanë pushtuar rrugët e Miami me gota në duar e pankarta duke festuar vdekjen e diktatorit.

Qindra njerëz dolën në rrugë në ngazëllim, pasi u njoftua se Castro kishte vdekur.

Ndërsa njerëzit pinin, ngrinin dolli, të tjerë kërcenin në rrugë dhe mbanin kamerat e telefonit gati të fiksonin momentet historike.

Popullsia në Miami është 70 për qind hispanike dhe latine dhe më shumë se gjysma me origjinë kubane.












