Prej nje viti,qeveritaret,midis te cileve,edhe numri dy i saj,Niko Peleshi,po bejne te gjitha perpjekjet dhe cdo presion te mundshem,per te kaluar ne komisionin e posacem parlamentar,projektligjin,qe parashikon ndertimin e nje vepre energjitike,qe do te shfrytezoje si burim energjie,torfen e fushes se Maliqit, njofton dega e PD-se se Korcës në një deklaratë për shtyp nga antarja e këshillit Kombëtar të PD, Ledina Alolli.

Ledian Alolli
Nga ndertimi i TEC it te Maliqit,do te shfrytezohen 157 milion m3 torfe,e cila,eshte nje lende fosile helmuese,me rrezikshmeri te larte,per jeten dhe shendetin e qytetareve.
Ndertimi i kesaj vepre energjitike,per te cilen qeveria,nuk ka bere as transparencen minimale,sipas Alollit, do te shkaterroje ne menyre perfundimtare,nje siperfaqe prej 290 ha toke bujqesore,duke e kthyer ate ne nje terren minerar.
Korca,qe deri ne fillim te viteve 90,vuajti pasojat e jashtezakonshme mjedisore dhe jo vetem ,te TEC it,qe punonte me qymyr guri,tani do ti duhet te rikthehet pas ne kohe,per te vuajtuar pasoja akoma me te renda,nga nje tjeter veper energjitike,qe me shume se sa drite,do te prodhoje ndotje alarmante mjedisore,gazra helmues dhe hirin,po aq te rrezikshem,qe do te mbetet nga djegia e torfes.
Zv.kryeministri Niko Peleshi,me perpjekjet dhe presionin qe po ushtron,per te miratuar ndertimin e nje TECi,teknologjia e te cilit daton nje shekull e gjysem me pare,po ju tregon korcareve dhe shqiptareve,se interesat e tij te paligjshme,e kane cuar ne deren e grupeve kriminale te Europes Lindore.












