Ka nisur grumbullimi në Tiranë. Ndryshe nga protestat e tjera mësohet se situata është më e qetë.
Kryetari i PD-se pritet të dalë nga selia rreth orës 19:30. Ndërkohë kanë mbërritur në Tiranë dhe mbështetës të opozitës.
SHBA, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe OSBE kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe jo e dhunshme. Një apel është drejtuar edhe nga presidenti Meta i cili nënvizon vetëpërmbajtje.












