Mjeku Edi Smajlaj u lirua sot nga burgu pas një vendimi që mori Gjykata e Shkodrës. Shefi i kardiologjisë në spitalin e qytetit u arrestua pasi dyshohej se kishte plotësuar një kartelë në mënyrë të paligjshme që të ndihmonte daljen nga burgu të pedagogut që u arrestua për korrupsion.
Prej tri ditësh që ai gjendje në burg, mjekët e spitalit kanë protestuar cdo ditë për lirimin e tij.
Gjykata e Shkodrës e konsideroi arrestimin nga ana e policisë si të paligjshëm duke dërguar në shtëpi mjekun Smajlaj.












