Familjarë të Presidentit komunist të Venezuelës Nicolas Maduro akuzohen se janë përfshirë në trafik droge në SHBA.
Gruaja dhe dy nipërit e Maduros akuzohen se kanë shitur rreth 800 kg kokainë në këtë vend ndërkohë që dy nipërit janë arrestuar në Haiti një vit më parë.
Mediat e huaja shkruajnë sot se Maduro tha se akuzat janë loja e Shteteve të Bashkuara për të dënuar familjarët e tij dhe për pasojë për të goditur qeverinë e tij.
Ai ka thënë se SHBA kanë inskenuar gjithçka, që nga skema e trafikut e deri te akuzat për dy nipërit dhe gruan e tij, Cilia Flores.
Reagimi vjen pak kohë pasi gjykatë në Nju Jork shpalli Efrain Antonio Campos Flores dhe Franqui Francisco Flores de Freitas, fajtor për importimin e 800 kiliogram kokaine në SHBA.
Vetë lideri e quajti këtë “sulm imperialist”. Pas akuzave të pandehurit mund të përballen me burgim të përjetshëm.











