Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi për vrasësin e trefishtë të punonjësve të Bashkisë Mat, ngjarje që ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar. (kliko ketu)
Kujtim Koxha i cili vrau 2 punonjës të bashkisë dhe një bashkëfshatarin ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij.
Seanca gjyqësore ndaj Koxhës po drejtohet nga dy gjyqtarë të gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se prokurori i çështjes do t’i kërkojë gjykatës dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.











