Një 22 vjeçar u vra me armë zjarri sot në një fshat të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur i Zi. Viktima është qëlluar me armë zjarri dhe megjithëse është nisur për në spitalin e Elbasanit nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, njofton infoelbasani.al.
Aktualisht kufoma ndodhet në morgun e qendrës spitalore.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe një grup ekspertësh.












