• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anëtari i ri i KLP-së, nën hetim për ‘zhdukje të fashikujve hetimorë’

droni by droni
22 May, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Lëvizje në prokuroritë e rretheve, zbulohen emrat që zëvendësojnë të shkarkuarit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Besar Likmeta

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 11 prill u shoqërua me debate të ashpra në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve.

Një grup prej 45 prokurorësh kundërshtuan votimin e Stakës si kandidat i vetëm në KLP duke kërkuar rihapjen e garës; ndërkohë që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e mbështeti më forcë kandidaturën e prokurorit nga Shkodra.

Përpara se kandidatura e Stakës t’i paraqitej për votim mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikime dhe ka arritur në përfundimin se kandidati plotëson kushtet për në KLP, duke qenë se ka 20 vite në detyrë, nuk ka pasur masa disiplinore në karrierën e tij dhe se nuk figuron anëtar ose bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Megjithatë, çfarë nuk thuhet në relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme është fakti se në momentin që u votua si anëtar i KLP-së, Staka ishte nën hetim, i referuar nga vetë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi tregojnë që Staka po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të zhdukjes së fashikujve hetimorë.

“Aktualisht, për shkak të kompleksitetit të hetimeve çështja është në fazën e kryerjes së veprimeve hetimore dhe administrimit të provave,” tha Prokuroria e Shkodrës.

Hetimet ndaj Stakës nisën si pasojë e akuzave të bëra në media se ai ka falsifikuar dosjet- objekt rivlerësimi gjatë procesit të vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

I pyetur për hetimet e Prokurorisë së Shkodrës, anëtari KLP-së, Vatë Staka i tha BIRN se nuk kishte dijeni për to dhe se nuk mund të shprehej. Staka gjithashtu refuzoi të komentonte ndaj akuzave që i janë bërë më herët në media për tjetërsim të dosjeve.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi në lidhje me procedurën e filtrimit të kandidaturës së Stakës për në KLP, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk ktheu një përgjigje të martën.

Dy herë kandidat

Vatë Staka e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1999 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në fillim të viteve 2000 ai është transferuar në sektorin civil të organit të akuzës.  Ai iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2018 dhe e kaloi me sukses vetingun.

Por disa javë pas seancës dëgjimore në KPK, në gazetën Shqiptarja.com u botua një denoncim, i cili pretendonte se aktet e dosjeve së Stakës, të cilat ishin objekt hetimi nga KPK ishin manipuluar.

“Aktet e dosjeve objekt hetimi janë ndërruar pothuajse pjesa më e madhe e tyre para se të merreshin fizikisht nga ana e anëtarëve të KPK-së, pasi ose kanë qenë me shkelje proceduriale ose nuk kanë qenë fare në dosje,” shkruan denoncuesi anonim, që i vuri në dispozicion faksimilje të dosjeve gazetës Shqiptarja.com.

“Për këtë skandal kanë përgjegjësi shumë persona që kanë qenë të ngarkuar në këtë proces, edhe vetë prokurori Vatë Staka, për të cilin KPK do marrë nesër vendimin,” shton denoncimi.

Tentativa e parë e Stakës për t’u bërë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pati sukses, pasi kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e shumicës së prokurorëve gjatë zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2018. Megjithatë, duket sikur Staka nuk e dekurajua nga rezultati.

Pas shkarkimit nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i prokurores Antoneta Sevdari dhe hapjes së një vakance të re në KLP, prokurori i Rrethit Gjyqësor Shkodër kandidoi përsëri dhe këtë herë u përzgjodh, pasi ishte kandidati i vetëm në listë.

Megjithatë, në kohën kur Staka katapultohej në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, denoncimet publike për tjetërsime të akteve në fashikujt e dosjeve objekt hetimi po verifikoheshin.

Dosje në zhdukje

Duke u bazuar në deklaratat publike të bëra nga organi i akuzës, BIRN iu drejtua me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Përgjithshme, duke e pyetur nëse kishte filluar një hetim disiplinor ose penal ndaj prokurorit Staka, pas denoncimeve të bëra në media. Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj se ndaj zotit Staka nuk ishte filluar një procedim disiplinor, por tha se është bërë verifikimi i një ankese të bërë nga një gazetar.

Sipas ligjit 96/2016, verifikimi i ankesës është vetëm faza e parë e procesit disiplinor. Pasi bëhet verifikimi, ankesa mund të arkivohet ose të fillojë hetimi disiplinor. Vetëm në fund të hetimit disiplinor mund vendoset mbyllja e hetimit ose fillimi i procedimit disiplinor.

Prokuroria e Përgjithshme i tha BIRN se pas verifikimit të ankesës, ajo i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

“Pasi është bërë verifikimi i ankesës sipas procedurës së sipërcituar, kemi arritur në konkluzionin se është kompetencë e prokurorisë së shkallës së parë të verifikojë nëse faktet e paraqitura në ankesë janë të vërteta dhe t’u japë cilësimin juridik atyre,” tha Prokuroria e Përgjithshme.

“Pra, për shkak të mungesës së kompetencës lëndore nuk është regjistruar një procedim penal në Prokurorinë e Përgjithshme,” shtoi ajo.

Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu shpjegoi se nëpërmjet shkresës 1365/2, të protokolluar me datë 28 shtator 2018, materiali denoncues është dërguar për kompetencë dhe zgjidhje ligjore në Prokurorinë e Shkodrës.

Një kopje e shkresës së vënë në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme zbulon se materiali denoncues i është dërguar gazetës Shqiptarja.com, nëpërmjet platformës të mesazheve të rrjetit social Facebook.

Në përfundim të shkresës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Shkodrës që ta informojë pas verifikimit dhe dhënies së zgjidhjes ligjore mbi denoncimin.

BIRN  iu drejtuar Prokurorisë së Shkodrës nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi në lidhje me zgjidhjen ligjore që i është dhënë ankesës së referuar ndaj prokurorit Staka në shtator 2018. Kjo e fundit u përgjigj se e kishte vendosur nën hetim.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër lidhur me referimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën datë 23.09.2018, ju informojmë se ky referim është duke u trajtuar (hetuar) në kuadër të procedimit penal nr 2132 të vitit 2018,” tha Prokuroria në një përgjigje me shkrim.

“Ky i fundit është bashkuar me procedimin penal nr. 168 të vitit 2019, i regjistruar për veprën penale të “Zhdukja ose humbja e fashikullit” e parashikuar nga neni 313/a të Kodit Penal,” përfundoi Prokuroria e Shkodrës.

Tags: vat stakaj
Previous Post

Moti sot, nga mesdita duhet të hiqni syzet e diellit

Next Post

Ilir Meta: Kriza mund të dalë jashtë kontrollit

droni

droni

Next Post
Publikohen argumentet e plota. Ja pse  Presidenti Meta nuk dekretoi ligji për Teatrin

Ilir Meta: Kriza mund të dalë jashtë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.