Një lajm i trishtë vjen nga spitali rajonal i Durrësit.
Ka ndërruar jetë 16-vjecari qe u perplas nga treni paraditen e sotme. Mësohet se pas tre orëve në sallen e operacionit ai nuk mundi te mbijetonte, duke nderruar jete.
I mituri sapo kishte mbaruar mësimin dhe zgjodhi të shkonte për në shtëpi nëpërmjet shinave të trenit.
Pavarësisht se zona ishte e rrethuar me tela, 16-vjeçari është futur dhe po ecte mbi shinat e trenit qetësisht.
Në këtë moment është afruar treni dhe makinisti i ka rënë sinjalit gjatë gjithë kohës, në mënyrë që i mituri të largohej nga shinat. Por duket se kufjet që mbante në vesh, kanë qenë shkak që 16-vjeçari të mos e dëgjonte sinjalin dhe të goditej nga treni.











