Dhjetra te rinj tr PD-së, sulmuan sot me domate dhe perime godinën e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në qytetin e Durrësit.
Të rinjtë e PD-së deklaruan mes tjerash se ky institucion nuk po zbaton ligjin duke lejuar me anë të moskryerjes së detyrës shitjen e produketeve me pesticide në treg.
Protestuesit dhe mbështetësit e selisë blu kanë theksuar se inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.












