Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën pas skandalit me publikimin e videos. Z. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen njoftojnë mediat.
Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49-vjeçarit shihej si e pritshme. Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPÖ.
Heinz-Christian Strache u filmua teksa shfaqej duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim të mbështetjes politike. (lexo ketu)











