Policia turke ka arrestuar dy reporterë që punojnë për agjenci të huaja.
BBC raporton se korrespondentja e saj Hatice Kamer u arrestua në qytetin Sirvan, ku po mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, me 11 viktima.
Zëri i Amerikës raporton se reporteri i saj Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir.
Autoritetet turke nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.











