Mazhoranca ka përsëritur gjithmonë qëndrimin e saj se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, duke përjashtuar opozitën, e cila nga ana tjetër proteston prej disa muajsh duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Pas këtyre zhvillimeve, vjen reagimi i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiro.
Përmes një postimi në Facebook, teksa publikon edhe një foto të gazetës “Zëri i Popullit”, ku kryelajm janë zgjedhjet farsë në komunizëm, Strazimiri shprehet i prerë nuk do të ketë kurrë zgjedhje monopartiake.
“Kush ka dëshirë ta provojë sërish është i lirë…por jo këtu, jo falas, jo në kurrizin tim”,-shkruan ai.
Postimi i Strazimirit:
“Kush ka dëshirë ta provojë sërish është i lirë…por jo këtu, jo falas, jo në kurrizin tim!!!!!!!!
ZGJEDHJE !!! KURRË MË VOTIME!!!
KURRË MË!
NEVER AGAIN!
NIE WIEDER!
MAI PIU’!
PLUS JAMAIS!
NUNCA MAS!”













