Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë-Priskë të Tiranës. Një automjet ka rënë në një humnerë rreth 30 metra.
Sipas informacioneve të para, brenda në makinë ndodhen 4 persona të cilët janë të bllokuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia.
Autoritetet janë duke punuar për nxjerrjen nga makina të udhëtarëve.











