I riu Mikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi. Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athine si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.
Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë.
Kujtojmë që i riu ia mbathi me vrap pasi ishte pa pranga në duar, sapo mësoi dënimin e dhënë nga gjyqtari i Vlorës me 3.4 vite burg.
Pamjet e arratisjes së tij nga Gjykta e Vlorës













