Edhe pse sezoni i fundit mbërtheu miliona shikues pas ekranit, mesa duket “Game of Thrones” nuk ka përmbushur dëshirën e të gjithëve.
Të dielën transmetohet episodi i fundit në HBO, vendimtar për përcaktimin e fronit. Por ajo që ka ndodhur me këtë serial është totalisht e pabesueshme.
Fansat kanë filluar të firmosin një peticion të cilin do tua dërgojnë dy regjisorëve që janë marre me ngjarjet. Sipas tyre, episodi i 8 ishte zhgënjyes, me ngjarje të pakuptimta dhe ndaj ata duan të ribëhet dhe njëherë në mënyrë të saktë.
Kjo është një dëshirë e çuditshme, por ata e kanë seriozisht pasi deri me tani numërohen rreth 500 mijë firma. The Guardian nxjerr një pjesë të peticionit ku shkruhet:
“David Benioff dhe DB Weiss kanë treguar se janë shkrimtarë të paaftë kur nuk kanë material burimor (dmth. Librat). Kjo seri meriton një sezon final që ka kuptim”./DRONI.al












