Deputetja e PDK-së Flora Brovina tronditi të gjithë me publikimin e një fotografie që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.
Brovina paraqiti edhe në seancë një fotografi të një 7 vjeçareje që ka vdekur gjatë dhunimit.
Ajo tha se gjatë 6 vjetëve ka përcjellë fatin e fëmijëve të helmuar, e aty ka paraqitur edhe disa dëshmi që thotë se i posedon.
“Gjenocid ose krim ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe. Në sallë kam edhe më shumë argumente”, tha tutje. Sipas saj, rezoluta duhet të jetë e plotë me të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.











