Image GalleryAutoritetet doganore në Portin e Durrësit zbuluan mbrëmjen e së dielës një sasi prej rreth 700 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Droga u zbulua gjatë skanimit të një mjeti. Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin me targë AA 475 LO, i cili drejtohej nga shtetasi L. S., dhe ishte me ngarkesë mallrash të subjekteve fason, me destinacion Italinë.
Mjeti është dukur i dyshimtë nga struktura e monitorimit në doganë dhe u kërkua skanimi i tij. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
Autoritet policore kryen arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe po vijojnë me hetime të mëtejshme.











