Radio BBC 4 ka transmetuar dje një radio reportazh ku gazetarja britanike Linda Pressly ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku me prezencën e Policisë përcjell për valët e radios një mision antikanabis për të parë e më pas për të shkatërruar 4-tonë lëndë narkotike që po thahej për tu përgatitur për trafikim.
Gazetarja thekson se fshatarët e këtyre zonave më përpara kultivonin vetëm domate apo prodhime të tjera të fshatit , por me grupet e organizuara që u ofrojnë shumë para, ata kanë rënë pre e këtij kompromisi.
Kanabisi shqiptar, thekson gazetarja transportohet nëpërmjet Italisë për të arritur më pas në tregjet e Europës. DRONI.al











