Si pasojë e motit të keq, OSHEE paralajmëron kufizim të furnizimit me energji elektrike, ndërsa ka ngritur grupet e gatishmërisë në të gjithë vendin.
Zonat më të prekura nga shiu i prej disa orëve janë Tirana, Durrësi dhe Kukësi.
Njoftohet se në këto zona ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe konkretisht në:
Preza, Mëzezi, Kopështi Botanik dhe Rruga Stavri Themeli në Tiranë Halil, Luz,Fushë Krujë, Qerret, Gërmenj, Bago/Kavajë në Rajonin e Durrësit Kolsh, Surroj në Kukës, etj.
OSHEE njofton se janë në gjendje numrat e telefonit për probleme apo avari të ndryshme.











