PS ka zyrtarizuar edhe kandidaturen per bashkine e Peqinit. Ai eshte Lorenc Tosku dhe me kete emer mbullet pothuajse gjithe lista e kandidateve socialiste per zgjedhjet lokale te 30 qershorit nese mbahen.
Nderkaq Bindja Demokratike e Patozit ka dorezuar emrat e 25 kandidateve per kryetar bashkie.
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka lajmeruar sonte se ka dorezuar kandidaturat e saj.
Postimi i Patozit:
BINDJA DEMOKRATIKE THOTË FJALËN E PARË
25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë!
Na prisni më 30 qershor!












