Gjatë fjalimit të tij përmbyllës në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokratit Basha iu prish mikrofoni teksa po fliste.
Ndërkohë që turma e protestuesve po priste përfundimin e fjalimit dhe ndërkohë shiu vazhdonte të binte, Basha e kaloi momentin e sikletshëm të prishjes së mikrofonit me një batutë.
‘Forca e popullit të bashkuar, juve s’ka cfarë të ju bëjë po mikrofonin e prishi shiu. Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit por forca prej hekuri është po jo aq i fortë sa ju. Forca jonë është bashkimi pjesëmarrja vendosmëria e nuk i bën dot ballë as Rama as banda e tij e inkriminuar’, tha kryedemokrati, teksa mundohej ta rregullonte foninë e mikorofonit, i cili u lag nga shiu.











