Persona të paidentifikuar Qelluan disa here ne drejtim te nje 33-vjeçari pasditen e sotme në Vlorë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, kallashnikov, të paktën 19 herë, në drejtim të një automjeti, i cili ishte në lëvizje.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte shtetasi Romario Alliraj, i cili pasi është qëlluar ka humbur drejtimin e automjetit me targa AA 864 SV duke dalë nga rruga.
33-vjeçari ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta, duke mundur t’i mbijetoi sulmit.











