Nesër në oren 18:30 opozita pritet të nisë protestën e katërt kombëtare.
Por atë që kanë bërë studentët demokratë evropianë,i ka habitur te gjithe.
Të bashkuar, ata ishin pasditen e sotme në ambientet pranë kryeministrisë ku kanë brohoritur në kor “Rama Ik”.
“Studentët Demokratë Europianë thërrasin në kor: Rama IK”, shkruan mbi videon e publikuar kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Studentët në fjalë janë pjesë e EDS, organizata zyrtare e studentëve të Partisë Popullore Europiane, të cilët organizuan sot në Tiranë mbledhjen e këshillit të organizatës së tyre, ku morën pjesë anëtarë nga vendet kryesore të Bashkimit Europian.











