Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi vijon takimet në Austri për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ruçi zhvilloi takime në Parlamentin austriak, nga ku kryetari i nënkomisionit për BE-në në Parlamentin e Austrisë, Reinhold Lopatka theksoi se Shqipëria ka probleme tepër të mëdha si trafiku i drogës, krimi, korrupsioni dhe papunësia e të rinjve.
Në një postim në Twitter Lopatka shprehet:
“Bisedë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci. Marrëdheniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Megjithatë Shqipëria është para sfidave tëpër të mëdha si trafiku i drogës, krimi, korrupsioni dhe papunësia rinore” /droni.al












