Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillohet takimi i dytë mes tyre me ndërmjetësimin e Presidentit Bujar Nishani.
Në këtë takim, ndryshe nga ai i mëparshmi, Edi Rama dhe Lulzim nuk shoqërohen nga Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka, po ndodhen vetëm.












