Një person i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme.
Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar një 29-vjeçar të kërkuar nga Italia për trafik droge.
Sipas burimeve zyrtare mësohet se dje nga ana e specialistëve të seksionit për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve është bërë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi, i shtetasit Klejdi Abdyli, 29 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës.
29-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Peskarës/ Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”.
Materialet procedurale u dërguan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.











