Një foto e shkrepur sot te varrezat e dëshmorëve, tregon një pamje aspak të këndshme të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa takon Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Sic shihet në foto ai është përkulur thellë përpara Metës, njësoj si të ishte ndonjë nga anëtarët e kryesisë së LSI-së dhe ne te njejtin kend si ne foton siper kur vendos kuroren tek monumenti.

Kjo foto u hodh në faqen e LSI në rrjetet sociale por më pas është hequr
Dihet se PS nuk ka votat për të marrë vendimet e vetme në bashkinë e Tiranës dhe Veliaj është i rrezikshëm në vendime para vitit të ri. Pikërisht në këtë kohë ai merr vendime të tilla si rritje taksash apo rritje të çmimit të biletave.
Ndoshta ka nisur procedurat e koncensionimit të parkingjeve publike.












