Një ditë pasi Gjykata kërkoi prova për të përcaktuar nëse personi i vrarë ishte Admir Murataj, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda certifikatën e vdekjes.
Provat e dorëzuara, përfshirë dhe gjurmët e gishtave, konfirmojnë se Admir Murataj mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Kjo ekspertizë do të bëjë që Prokuroria të mbyllë dhe dosjen e Muratajt, ndërsa ai akuzohej dhe për dy grabitje të ndodhura më parë në Rinas.
Murataj u vra gjatë një përplasje me armë me Policinë në datën 9 Prill, ndërsa familjarët kërkuan dje që personat që qëlluan ndaj tij të hetohen.(Kliko ketu)
Për grabitjen e 9 prillit, në Rinas, janë arrestuar 6 persona, ndërsa pritet mbyllja e hetimeve të dosjes për Muratajn.











