Ish deputeti i PD, Ervin Salianji, u ka kujtuar dhe njëherë datën 11 Maj të gjithë qytetarëve, datë të cilën PD e ka konsideruar si revoltën e madhe të popullit, ku pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës.
Përmes një postimi në facebook, Salianji shkruan se Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre. Për demokratin Salianji, parlamenti sot i shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre! I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!
https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/2273320659357064?__xts__[0]=68.ARA6TYhZ3ajEAN9FuLvxWbKAOU7OFiESKk1MsjZc1Nov8yKsFTpGMunhaGeqIYvefi5P_vGCrVD-pIfljX94FjuPfgaQ9AxpHlOif4UmHtTnNCtUaRqRZORf6L7sPUXU7HuLXLqH8oXPyxgJZxs8CpNOzRyNy1IB_2D088QdRxp4GX4kVe2aqFtcMXYx3CeLzSmKaMPcWc4sAZnHu1O4qi0a_W09wrBuWcvnQuuPQQDnGOwLgz0sJu-OVgxy-eAXudtjSSMsRGdWfpA11KbH2FAIcccvicLQn1XHXFou_JupcgFmDa8P5_XdF_mamoX2zoxa4S1r6fCFgCkk8Ow8dOcFew&__tn__=-R











