Policia e Gjirokastres ka ndaluar per pyetje te pakten 16 protestues ne disa nga komisariatet e qarkut. Ndalimi eshte bere edhe pse nuk ka pasur ndonje incident mes protestuesve ne hyrje te Gjirokastres dhe policise.
Postimi i Tritan Shehut:
Nje veprim arbitrar i Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres, krejt jashte kontekstit, thjesht per te terrorizuar qytetaret
16 protestues paqesor nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Permeti e Kelcyra u thirren ne komisariatet perkatese, ne oret e nates, pa asnje argument per ate kerkese e aq me teper per ate “urgjence”!
Kjo krejt ne kontrast me Protesten paqesore, civile e te gjere, qe u mbajt sot ne ate Qark.
Falenderimet me te ngrohta te gjithe pjesemaresve, mbeshtetesve, qendrestareve te sotem.












