Të paktën 12 vajza mbetën të vdekura dhe një numër tjetër u plagosën pasi një zjarr i madh i shpejtë shpërtheu në një konvikt shkolle në jug të Turqisë.

Rreth 22 vajza u dërguan në spital me plagë të shkallëve të ndryshme, konfiRmon guvernatori i qytetit dhe media shtetërore turke.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa nuk dihet gjithashtu nëse të gjitha viktimat ishin nxënëse të shkollës.
Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll.











