Vetëm këta tre futbollistë të Chapecoense i shpëtuan vdekjes nga rrëzimi i aeroplanit pasi nuk ishin ftuar për ndeshjen finale të ekipit brazilian në Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.
Ata kanë mbetur të vetmit nga ekipi në dhomat e zhveshjes së ekipit.
Tre futbollistët që shihen në fotografi nuk ishin të ftuar për duelin e ekipit. Ky është pikërisht momenti kur ata u njoftuan se aeroplani i ekipit ishte rrëzuar në Kolumbi.











