Një ish-konkurrente e Miss France humbi jetën pas një aksidenti tragjik.
Vdekja e saj ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa ajo pritej të merrte kurorën e bukurisë. Morgane Rolland ishte shumë e rë, vetëm 22-vjeç. Ajo ishte e dyta në radhë për Miss Loire dhe Miss Pays Stephanois në vitin 2017.
Morgane Rolland vdiq të premten, me 26 prill 2019 në kushte dramatike. Autoritetet raportuan se një 22-vjeçare që po udhëtonte buzë rruge me biçikletë u përplas nga një traktor që mbante trungje te pemëve, duke përfunduar nën rrotat e mjetit.
Sipas njoftimeve, Morgane hipi një biçikletë me një mik në një rrugë fshati. Por ndryshimi i tij i menjëhershëm i trajektores ka shkaktuar përplasjen me një automjet bujqësor dhe një makinë. Edhe pse zjarrëfikësit mbërritën në kohë, nuk arritën ta shpëtonin 22-vjeçaren, pasi ajo pësoi arrest kardiak.












