Ishe pritur prej kohësh rikthimi i dyshes simpatike që për vite të tëra ka mbërthyer miliona shikues.
Adam Sandler dhe Jennifer Aniston ribashkohen duke qenë protagonistët e filmit “Murder Mystery”, të cilit sapo i është publikuar edhe traileri i parë.
Një polic në New York (Adam Sandler) çon gruan e tij (Jennifer Aniston) në Europë, për një pushim të premtuar prej kohësh.
Çifti, pas një takimi të rastësishëm në avion me një njeri misterioz, do të gjendet në mesin e një ribashkimi familjar ne jahtin e multimiliarderit Malcom Quince.
Në mënyrë të pashmangshme, të dy bëhen të dyshuarit kryesorë, kur Quince vritet papritur. Kjo është pak a shumë fabula e filmit “Murder Mistery”.
Filmi do të dalë në kinema në 14 Qershor.











