Pas ngjarjes në ambjentet e QSUT , vjen reagimi nga institucioni shëndetësor .Pacienti me iniciale
P. Sh., 53 vjeç, rreth orës 08:30, është hedhur nga kati i katërt i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme.
Pacienti ka mbërritur në në QSUT si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës, me një histori sëmundje prej katër ditësh njofton QSUT në reagimin e fundit. Është konstatuar gjithashtu se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor ku gjatë qëndrimit në urgjencë janë vënë re këto shenja.
Është kërkuar me urgjencë konsulta e psikiatrit. Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar në Spitalin e Traumës .












