Sipas metereologeve, deri te premten, moti do te jetë i qëndrueshëm duke bëre që kthjellimet të jenë dominuese.
Përjashtuar zonat malore Lindore, të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Parashikohet që fundjava të sjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.
Temperaturat do të pësojne rritje të lehtë, ditën e enjte dhe të premte por fundjava do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre, sipas Meteoalb.












